Kryeministri Edi Rama, bashkë me iniciativën edhe të bashkëshortes së tij Linda Rama, ka shtruar një darkë iftari me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Në fjalën e tij, para përfaqësuesve të komunitetit mysliman, por edhe politikanëve e njerëz nga bota e medias dhe artit, Rama ka thënë se është virtyt ti nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit në këtë muaj që jo më kot quhet i madhërishëm pra lartësues.

Edhe unë njësoj si agjëruesit mezi e pres këtë iftar bashkë me Lindën e këdo që angazhohet. Na bashkon ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë. Pa u munduar ti vëmë emër i ndjejmë afërsinë e pakufizueshme. Vakti i iftarit nuk është i pazakonshëm. Është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësitë e trupit…  Është virtyt ti nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit në këtë muaj që jo më kot quhet i madhërishëm pra lartësues. Unë sot bëj pjesë te kategoria e më pak  të fortëve. E shoh të virtytshme dhe uljen e jo agjëruesve në tavolinën e iftarit”, tha Rama./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";