Sot nis muaji i Shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH: Agjerim të lehtë, jini më solidarë dhe t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot nis muaji i Shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH: Agjerim të lehtë, jini më solidarë dhe t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit

Sot nis muaji i madhërishëm i Ramazanit për besimtarët myslimanë të cilët agjërojnë. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.

 

Kryetari i Komiteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimane për nisjen e muajit të Ramazanit e shton se që ky muaj të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjellët me njëri-tjetrin. Spahiu fton besimtarët që të jenë më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira.

 

Advertisement

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të çdo vështirësie që kemi. Gjatë Ramazanit ju ftojmë të jeni më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira. Të nderuar besimtarë, çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, synojnë të lartësohen shpirtërisht dhe të afrohen më shumë me Zotin.

 

Gjithashtu ky muaj, është muaji i veprave të bamirësisë që impaktojnë në të gjithë shoqërinë. Të lëmë anash mospajtimet, mëritë e egoizmin. Të synojmë të arrijmë vetëm kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilët rrethohemi. Uroj që ky të jetë muaji i faljes për ne. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni tju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja“, tha Spahiu.

 

Advertisement

Muaji i Ramazanit përfundon më 20 Prill ndërsa nata e Kadrit këtë vit është në datën 17 Prill. Falja e Bajramit në datë 21 prill pritet të bëhet edhe këtë vit në sheshin Skënderbej ku festa do të jetë e dyfishtë pasi Komuniteti Mysliman në Shqipëri feston 100 vjetorin e themelimit.

 

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të argjërojë nga agimi deri në lindje të dielli, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative të njeriut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy