Në katër qendrat e votimit në Vorë nuk ka filluar ende procesi i votimit.

 

Gazetarja Enkelejda Mema bën me dije se mungojnë komisionerët në këto qendra votimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk ka filluar asnjë lloj proceesi, as komisionerët nuk kanë ardhur në qendrat e votimit. E njëjta situatë paraqitet në të katër qendrat e votimit në Vorë. Nuk shoh radhë qytetarësh, por vetëm njërëz që janë përfaqësues të PS”, tha Mema për Vizion Plus.

Ndryshe nga pesë bashkitë e tjera, në atë të Vorës tanimë është vendosur që vota dhe numërimi i saj do të jetë elektronik. Arsyeja e përzgjedhjes së kësaj bashkie është numri i vogël i qendrave të votimit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mbulon me këto pajisje, në të cilat i gjithë procesi zgjedhor zhvillohet elektronikisht.

 

Në vendoret e pjesshme të 6 marsit, për qytetarët e Vorës përdorimi i teknologjisë do të jetë më i thjeshtë, krahasuar me parlamentaret e Prillit dhe kjo për shkak se fleta e votimit përmban pak elementë, vetëm emrat e tre kandidatëve për kryebashkiakë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";