Sektori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Korçë ka arrestuar në flagrancë një shtetas I cili transportonte naftë kontrabandë nëpërmjet pikës kufitare, Kapshticë.

 

Nga hetimet e thelluara është mësuar se shtetasi ishte ndihmuar nga një doganier dhe dy kontrollorë të kësaj pike kufitare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dy kontrollorët dhe doganieri po hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Sektori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Korçë, në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, nga informacionet e marra në rrugë operative dhe në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ka kapur në flagrancë shtetasin K.A. ndërsa transportonte mallra të ndryshme industriale, karburant, etj.; duke shmangur procedurat dhe detyrimet doganore nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi e provuar se shtetasi është favorizuar kundrejt shumave në parà, nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës me detyrë doganier, pranë kësaj pike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për sa më sipër nga AMP Korçë, pas konsultimit edhe me prokurorin ka referuar në gjendje të lirë materialet proceduriale për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, për:

– Inspektor S. H., 37 vjeç, me detyrë Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Kapshticë;

– Inspektor A. B., 55 vjeç, me detyrë Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Kapshticë;

– V. S., 42 vjeç, me detyrë Doganier pranë Degës Doganore Kapshticë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vijim të veprimeve paraprake hetimore dhe pas konsultimit me prokurorin u referuan materialet proceduriale në gjendje të lire për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, ”Korupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 174 dhe 244 të Kodit Penal për shtetasin K.A., 52 vjeç, banues në Bilisht.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së PKK Kapshticë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasin e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë, pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 1 automjet tip “Sharon”, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave industriale, karburant, si dhe mallra të tjera.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.