Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega.

 

Padyshim një prej piktorëve më të mirë të peizazhit. Sotiraq Xega ka me shume se 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit. Drenovari Sotiraq Xega kohët e fundit ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ja kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspozita e fundit e Xeges ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik. Përpos ekspozitave të shumta që e kanë bërë Xegën një prej mjeshtërve të peizazhit, emri i tij lidhet edhe me piktura të vjedhura të piktorit të madh Vangjush Mio,piktura që u zhduken nga galeria e arteve të Korçës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";