Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është infektuar me koronavirus. Një lajm i tillë vjen rreth dy javë pasi ai mori dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

 

Pipero ishte ndër të parët që u vaksinua në stadiumin “Air Albania”, pas shefes së Infektivit, Najada Çomo dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri tani ai ka marrë vetëm dozën e parë të vaksinës dhe për dozën e dytë duhet të pritet 2-3 javë. Edhe pasi merret doza e dytë, duhen pritur shtatë ditë që efektshmëria të jetë e plotë.