Ngjarja e ndodhur në Kuçovë ku 37-vjeçari me probleme të shëndetit mendor kërcënoi me thikë nënën dhe motrrën e i mbajti peng dy orë në njërën nga dhomat e shtëpisë, është më e fundit në serinë e këtij fenomeni.

Burime për vizion plus bëjnë të ditur se familjarët prej më shumë se 10 vitesh kanë qënë të vetëm në këtë betejë, pasi krahas medikamenteve, Gjergj Salla do të duhej të merrte edhe ndihmën e psikologut.

 

ELONA MUSTAFARAJ

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SEKRETARE E PERGJITHESHME, URDHERI I PSIKOLOGUT

 

“Nxitja e parë që ne bëjmë është që individi të shkojë tek mjeku i familjes, kjo për arsye se mund të ngatërrohen simptomat sdhe bëhen konfzuë. Tek mjeku i familjes  merr një vlerësim të parë, bën një dallim midis elementëve fzikë dhe atyre psikologjikë. Por mund të kemi edhe raste të tjera ku vlerësimi bëhet tek psikologu. Megjithatë, rekomandimi është që vlerësimin dhe diagnozën ta bëjë mjeku psikiatër dhe për psikologun është më e lehtë pastaj të ndjekë planin e trajtimit.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas një raporti të Komisionit Europian, 1 në 6 persona vuajnë nga probleme të shëndetit mendor ndërsa psikologët vërejnë se edhe numri I personave që nuk kërkojnë ndihmë, është i lartë.

 

“Ajo që është vënë re janë problematikat e ankthit ose shqetësime të lidhura me stresin e përditshmërisë që nuk adresohen në mënyrën e duhur dhe shkojnë në nivele të një ankthi të përgjithësuar, elemenë të atakut të panikut,depresion, apo problematika të tjera që kanë nevojë edhe për një vlerësim psikiatrik apo kushte të tjera të trajtimit përpos terapisë klinike.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Psikologia, Elona Mustafaraj gjithashtu thekson se është e nevojëshme që të kemi më shumë të dhëna për të vlerësuar si duhet problematikën.

 

 “Kemi nevojë për studime të mirëfillta për të evidentuar problematika tipike të lidhura edhe me popullin tonë, ne i referohemi si faktorë ndryshimeve të mëdha si pandemia që kanë nxjerrë në pah problemet e shëndetit mendor por  faktorët e përditshmërisë janë ato që i krijojnë në të vërtetë. Këtu kam parasysh problematikat e punësimit, gjendja ekonomike, lëvizjet massive që kanë ndodhur, largimet nga komuniteti, të jetuarit larg famikjes, shpërnguljet, paqëndrueshmëria etj..”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Organizata Botërore e shëndetësisë rekomandon se tashmë është nevoja për depistimin e problematikave të shëndetit mendor në shoqëri.