Radhë për vizitë të psikologu; fluks në qendrat shëndetësore, problemet e shëndetit mendor janë shtuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Radhë për vizitë të psikologu; fluks në qendrat shëndetësore, problemet e shëndetit mendor janë shtuar

Shërbimi i psikologut për herë të parë ofrohet edhe në qendrat shëndetësore. 50 poliklinika kanë nisur dhënien e këtij shërbimi për të gjithë  grupmoshat duke filluar nga të rinjtë, adoleshentët por  edhe moshat e treta.

 

Davis Visari, psikolog i punësuar prej një muaji në qendrën shëndetësore numër 6 në Tiranë  thotë se ka me mijëra pacientë që që duhet t´i vizitojë.

 

Advertisement

DAVIS VISARI

PSIKOLOG NE QSH.6

“Kam me mijëra pacientë që presin që ti vizitoj. Ne jemi shumë mbrapa në zhvillimin e psikologjisë në Shqipëri. Ministria ka bërë një punë shumë të mirë që e ka futur si shërbim, por duhet shumë punë për ta zhvilluar më tepër.” 

 

Advertisement

Shqiptarët po hasin probleme të shumta të shëndetit mendor pas pandemisë, por që kanë edhe shkaqe të tjera sociale.  Evidentimi i këtyre rasteve dhe referimi nga mjeku i familjes te psikologu do të bëjë të mundur që rastet të trajtohen në kohë për të mos lejuar agravimin.

 

DAVIS VISARI

PSIKOLOG NE QSH.6

Advertisement

“Covid-i ka lënë pjesën më të madhe të njerëzve me pasoja mendore. Pas 3 vitesh po shumë që shfaqin stres dhe po shfaqet neuroza e përgjithshme që element kryesor kanë agresivitetin momental.”

 

Psikologët e vënë theksin edhe tek mungesa e kulturës së të kërkuarit ndihmë tek specialistët. Në jo pak raste pacientët përdorin edhe medikamente pa rekomandim.

 

Advertisement

DAVIS VISARI

PSIKOLOG NE QSH.6

“Problemi më i madh që është në Shqipëri është se nuk e dinë cfarë është psikologu. Dhe tek shërbimi i ilaçeve dhe pas 6 muajsh ata shfaqin probleme të tjera shëndetësore”

 

Advertisement

Deri më tani shërbimi i psikologut është ofruar vetëm në spitale dhe qendra të shëndetit mendor. Ata që mund të kenë nevojë tashmë do ta gjejnë psikologun në qendrën shëndetësore, çdo ditë të javës dhe pa pagesë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy