Në ditën e sotme do të vijojë ndikimi i rrymave ajrore të paqendrueshme, por prej orëve të mesditës më tepër kthjellime. Gjatë mëngjesit në pjesën veriore të vendit parashikohen reshje shiu lokale. Era do të fryjë juglindje-veriperëndim 1 deri 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë. Temperaturat pritet të regjistrojnë vlerat 10 gradë deri në 26 gradë Celcius.

 

Rajoni i Ballkanit, në orët e para të mëngjesit, do të vijojë të jetë në ndikim të sistemit frontal, duke sjellë reshje shiu dhe në formën e shtrëngatave. Më tej ky sistem do të spostohet drejt lindjes e gradualisht drejt detit të zi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Anticikloni i Azoreve i cili po ushtron aktivitetin në brigjet e Atlantikut po sposton gradualisht sistemet frontale drejt verilindjes e lindjes së kontinentit. Kështu Portugalia, Spanja Franca perëndimore dhe i gjithë jugu i Mesdheut do të përfshihet nga mot i qendrueshëm me diell.