Zv.kryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla ka shpallur ditën e sotme “persona non grata” dy rusë. Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë identifikuar nga lupa e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë dalë në përfundim se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.

Alexey Kryvosheev nuk është një emër i panjohur për vendin tonë. Ai është shpallur non grata edhe nga autoritetet shqiptare pasi që në janar të këtij viti, sipas qeverisë, vazhdimisht ka thyer masat anti-covid në Shqipëri.

Për shpalljen non grata të dy diplomatëve rusë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë, për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, tha Vjosa Osmani.