Ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, 2 subjekte në Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, shtetasin F. N., pronar i një subjekti në lagjen nr .16, Durrës dhe shtetasin A. T., pronar i një subjekti në lagjen nr.10, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";