U kapën pa maskë, gjobiten 1267 qytetarë, 18 të tjerë për shkelje të orës policore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kapën pa maskë, gjobiten 1267 qytetarë, 18 të tjerë për shkelje të orës policore

Policia e Shtetit ka gjobitur me 3 mijë lekë 1267 qytetarë, pasi u kapën duke lëvizur pa maska.

Gjithashtu, në fundjavë janë konstatuar 18 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Ky biznes u ndëshkua me 1.000.000 lekë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy