Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri do të dalë këtë të hënë përpara Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca është parashikuar të mbahet në orën 13:00.

 

Më herët, Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, por çështja kaloi nën gjykimin e Gjykatës së Posaçme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Beleri u arrestua 48 orë para zgjedhjeve vendore, nën akuzë për shitblerje votash.

 

Arrestimi i tij është shoqëruar dhe me tensione diplomatike me shtetin grek, zyrtarët e së siclës kërkojnë lirimin e tij me argumentin se po cënohet komuniteti grek në Himarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";