Fredi Beleri përpara gjykatës/ DASH, për arrestimin e kandidatit të “BF”: Ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fredi Beleri përpara gjykatës/ DASH, për arrestimin e kandidatit të “BF”: Ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri pritet të dalë përpara Gjykatës së  Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.

 

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për arrestimin e tij.

 

Advertisement

Nëpërmjet mediave greke, DASH ka kërkuar nga autoritetet të zbatojnë të gjitha ligjet dhe në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

 

DASH ka kërkuar gjithashtu që autoritetet dhe partitë politike të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre me votë.

 

Advertisement

Zyrtarët e ambasadës amerikane po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin.

 

Fredi Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e blerjes së votave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy