Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Shtetasi M.S., 62 vjeç, banues në Elbasan u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim.
Ai akuzohet se më datë 31.01.2024, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit E. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kuturman.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. A., 52 vjeçe (nëna e shtetasit E. A.), pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së shtetasit E. A./vizionplus.tv
