Shkrimtarja dhe poetja Rita Petro, mbrëmjen e sotme ka ndarë me publikun copëza kujtimesh nga jeta e saj personale dhe profesionale. E ftuar në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj, Rita Petro kujton një histori me vajzën e saj të mitur asokohe.

Teksa ndodhej në protestë së bashku me bashkëshortin e saj, thotë se kanë rrezikuar pasi gjatë protestës pati të shtëna.

Pranvera Borakaj: A i ke ruajtur të gjitha kujtimet?

Rita Petro: Patjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pranvera Borakaj: Të ndryshoi ardhja në jetë e vajzës?

Rita Petro: Patjetër sepse është ai momenti që ti nuk je më vetëm por edhe të vjen çudi. Unë e kam bërë këtë fëmijë, unë e kam, unë do ta rris? Janë dhe ato pyetjet, kjo dilema edhe frika. Ishte vërtet një vit jashtëzakonisht i vështirë. Ishin vitet e demostratave dhe ne të dy ishim demokratë, se Zefi nga Shkodra demokrat i flaktë dhe unë u bashkova.

Por në fakt isha për atë mendim. Për vite të tëra vërtet kam votuar për pjesën e djathtë, tani s’po i futemi se janë ngatërruar gjithë gjërat. Atëherë dilnim në çdo protestë që bëhej. Atëherë kam pasur dhe vajzën në karrocë edhe u dëgjuan dhe të shtëna. Na erdhi një grua dhe tha “jeni të çmendur, si mund të dilni me fëmijën në një situatë të tillë të rrezikshme”. Pastaj vrapuam, u futëm te rruga e Kavajës dhe shkuam te shtëpia e mamasë./vizionplus.tv 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";