minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Kisha shoqe me ‘njollë’ në biografi, por mama komuniste”, Rita Petro: Nuk u shpërfytyrua kurrë - Struga.info


“Kisha shoqe me ‘njollë’ në biografi, por mama komuniste”, Rita Petro: Nuk u shpërfytyrua kurrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kisha shoqe me ‘njollë’ në biografi, por mama komuniste”, Rita Petro: Nuk u shpërfytyrua kurrë

Shkrimtarja Rita Petro ka ardhur me një rrëfim ndryshe mbrëmjen e sotme në emisionin “Quo Vadis” në Vizon Plus.

Përballë moderators Pranvera Borakaj, Rita Petro tregoi historinë e shoqes së saj të ngushtë, e cila kishte “njollë në biografi”, por familja e saj nuk e ndaloi kurrë që ta takonte.

Edhe pse mamaja e saj ishte komuiste, tregon se e ka dashur shumë mikeshën e shkrimtares.

Pranvera Borakaj: Ka qenë motra shoqja e ngushtë me të cilën ndaje sekretet?

Advertisement

Rita Petro: Jo dhe aq.

Pranvera Borakaj: Po mamaja?

Rita Petro: Jo dhe aq! Sepse në familjen tonë unë mbaj mend që jemi trajtuar më tepër si një familje shumë e konsoliduar dhe i është dhënë një rëndësi shumë e madhe jo të qenit shok, se sa të qënit familje. Ata kanë investuar në këtë drejtim. Mua më është dashur që gjithë sekretet e mia deri vonë dhe deri sa kam pasur probleme shumë të mëdha, unë t’i ndaj me mikeshat apo miqtë e mi. Ne i kemi pasur shumë të ndara gjërat, familja familje, shoqëria shoqëri, mikeshat e ngushta mikesha. Por, ata nuk kanë ndikuar asnjëherë që të thonë “degjo mos rri me këtë shoqe.”

Madje unë kam pasur një shoqe e cila vërtet vinte nga një familje, sepse mamaja ime ishte komuniste, vinte nga një familje që quhej e deklasuar, me një njollë në biografi dhe kurrë ndonjëherë nuk kanë ndikuar që të thonë “mos”. Përkundrazi e kanë dashur shumë edhe mikeshën time. Ishte një kohë që prindërit mund të shpërfytyroheshin, por ata nuk u shpërfytyruan asnjëherë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy