Kete te merkure pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike.

 

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës nga orët e mesditës deri ato të pasdites deri të dendura. Përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperendim 1-7m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-12m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:  në zona malore 5 deri 19°C , në zona e ulëta 8 deri 23°C    në zona bregdetare 9 deri 22°C

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në pjesën më të madhe të gadishullit te Ballkanit vranësirat e dendura do të jenë prezente kryesisht orët e mesditës dhe pasdites pasuar nga reshjet e shiut e shtrëngatat afatshkurtra. Gjithashtu në pjesën më të madhe të rajonit do në pjesën e parë të ditës dhe pjesën e dytë edhe intervale kthjellimesh.

 

Përsa i përket kontinentit Europian, pjesa më e madhe e tij do të karakterizohet nga moti kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gadishulli Iberik dhe pjesa e Azisë së vogel do të karakterizohen nga vranësirat e dendura, të cilat do të pasohet nga reshje shiu e shtrëngata.