Nis përkeqësimi i motit/ Ja parashikimi për këtë të premte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis përkeqësimi i motit/ Ja parashikimi për këtë të premte

Për oret ne vijim parashikohet përkeqësimi gradual i kushteve atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

 

Moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe intervale të herëpashershme me diell kryesisht në zonën e qendrës dhe jug.

 

Advertisement

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

 

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshje dëbore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek. Valëzimi në dete të forcës 1 dhe 2 ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen:  në zona malore -1 deri 7°C , në zona e ulëta 0 deri 14°C , në zona bregdetare 3 deri 13°C.

 

Sa i përket Rajonit të Ballkanit pjesa perëndimore e tij do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm shoqëruar me mot të vranët dhe reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët e mesatar.

 

Advertisement

Pjesa tjetër e rajonit do të ketë mot kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.

 

Pjesa më e madhe e Kontinentit Europian do të përfshihet nga mas ajrore të ftohta dhe të paqëndrueshme.

 

Advertisement

Moti në pjesën më të madhe të kontinentit do të jetë kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Përjashtim të lehtë bëjnë zonat e prekura nga deti mesdhe të cilat do të kenë mot me diell e alternime vranësirash.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy