Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Ditën e sotme moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë hera-herës intervalet e shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Nën relativisht të njejta kushte atmosferike do të jetë edhe dita e Diel. Deri në orët e pasdites moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash. Duke nisur nga orët e mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht zonën e jugut reshjet fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore parashikohet edhe erë intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi deri në 15-18m/s, erë e cila mund të jetë problematike në disa zona.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy