Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ka nisur në kryeqytet fushatën e vaksinimit kundër gripit sezonal, me 35 mijë vaksinat e para të mbërritura në vend.

Sipas ministres javën e ardhshme do të mbërrijnë në vendon tonë rreth 200 mijë.

“Nga dita e sotme po shpërndahen 35 mijë vaksinat e para të gripit sezonal. Javën tjetër mbërrijnë në Shqipëri rreth 200 mijë vaksina kundër gripit. Vaksinat e gripit janë përfshirë në kalendarin tonë të vaksinimit për grupet e riskut, duke siguruar vaksinimin e personelit shëndetësor, të të moshuarve me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna”,-tha Manastirliu.

Bashkë me vaksinat kundër gripit do të vijojë edhe vaksinimi anti-Covid në çdo qendër shëndetësore në vend, për të cilin Manastirliu kërkoi ndërgjegjësimin qytetar për shmangien e fataliteteve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka nevojë të rritet ndërgjegjësimi për të pasur sa më pak infektime, hospitalizime dhe për të shmangur fatalitetet”,-theksoi Manastirliu.