Ish kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh komisionerëvve të Referendumit.

 

Berisha thekson se duhet bërë përpjekje maksimale për të siguruar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike. Sipas tij, në këtë referendum, jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Drejtuar komisionerëve te Referendumit te Shpreses
Një përshendetje të përzemert të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim. Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese”, shkruan Berisha.