Berisha mesazh të fortë Yuri Kim: Kurrë nuk do shkelësh në zyrën time pa kërkuar falje!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha mesazh të fortë Yuri Kim: Kurrë nuk do shkelësh në zyrën time pa kërkuar falje!

Ish kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar “Foltoren” e radhës me gratë dhe vajzat demokrate.

 

Gjatë fjalës së tij, Berisha kishte edhe një mesazh të fortë për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Berisha u shpreh i bindur se Kim nuk ka për të shkelur kurrë në zyrën e tij, pa u kërkuar flasje demokratëve për deklaratën e saj pak kohë më parë e cila tha që Partia Demokratike, “të mos hajë bar” për interesat e një njeriu të vetëm, pra Berishës.

 

Advertisement

“E nderuar zonjë, dera e Berishës do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin e SHBA, me të vetmin kusht në rast se ajo do të quhet Yuri Kim në çdo funksion kurrë nuk do shkelë në zyrën time  për barin që u serviri. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Jemi ata që kemi përmbusyr diktatorin që u ofronte shqiptarëv bar. Atë fyerje nuk ua ka bërë kush 30 vjet. Ndaj dhe ua garantoj se në zyrën time s’ do shkelësh kurrë pa i kërkuar falje demokratëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy