Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, shkruan se ka zhvilluar pak më parë një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Dendias bën me dije se ka folur në telefon me Ramën për zhvillimet e fundit rajonale. “Fola në telefon me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në fokus ishin zhvillimet e fundit rajonale”, shkruan ministri i Jashtëm grek.

Ndërkohë, në Tiranë nuk ka asnjë njoftim nga zyra e Ramës, për detajet e kësaj telefonate, ndersa eshte bere publike vizita zyrtare e kryeminisdtrit shqiptar ne Turqi me ftese te presidentit Erdogan!