10 persona janë marr në pyetje përgjatë 24 orëve nga policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në lagjen “Hajro Cakërri”, ku humbi jetën një ndërtues. Ata kanë qenë kryesisht dëshmitarë okularë që kanë parë konfliktin, por edhe familjarë si të viktimës ashtu edhe të autorit.

 

Ndërkohë i pyetur në polici fill pas arrestimit Rei Mete, ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë ndërtuesin Armando Meshau, teksa në qendrën e internetit sipas tij janë takuar rastësisht .I nisur fillimisht me fjalë fyese debati degradoi në përleshje fizike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me Armandon u takova rastësisht në internet. Po printonte disa dokumente. Me të kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa.

 

Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe disa herë kam shkuar ta takoj ku i kërkoja lekët që më kishte premtuar.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I riu ai ka pretenduar se viktima 55-vjeçar e kishte ofenduar dhe goditur i pari dhe se ndërtuesi ka humbur jetën nga përplasja në dysheme dhe jo si rrjedhojë e goditjes me grushte.

 

Nga ana tjetër burime nga policia e Vlorës konfirmojnë se Rei Mete ndërmjetësonte herë pas here si sekser për pronat në Vlorë në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme. Ai përdorte emrin e të ëmës, Nurihan Mete, e cila është anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përplasja me ndërtuesin kishte lindur pasi Mete pretendonte se ai duhet t’i jepte një apartament, pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.