Plani i Dan Hutrës për vrasjet në seri: Doja të vrisja dhe një burrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plani i Dan Hutrës për vrasjet në seri: Doja të vrisja dhe një burrë

Masakra e djeshme e vrasjeve në seri dukej të ishte e mirëmenduar nga autori Dan Hutra. Skenarin se kë dhe si do të vriste, autori i krimeve të njëpasnjëshme e kishte ‘thurrur’ prej kohësh. Ndonëse mori 3 jetë dhe plagosi tre të tjerë, bilanci mund të thellohej.

 

 

Ky fakt është pretenduar nga autori para uniformave blu. Sapo e prangosën ai deklaroi se ‘preja’ e tij e radhës këtë herë do të ishte një burrë. 40-vjeçari bënte fajtor për vdekjen e të atit një burrë që jetonte në Vaqarr, të cilin shkoi ta vriste pas kasaphanës në Paskuqan, por deri në prangosje nuk kishte arritur ta gjente.

Advertisement

 

 

Sipas burimeve nga policia, Hutra ishte i mirëarmatosur me municione, ndërsa ishte çështje kohe të qëllonte nëse nuk do të ishte vënë në pranga.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy