Kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur Jorida Tabaku, e cila e pyeti në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët nëse ka njohje me tre personat që janë në kërkim për këtë aferë, Klodian Zoto, Klodian Mërtiri dhe Stela Gugallja.

 

Në përgjigjen e tij, Veliaj u shpreh se nuk ka njohje personale dhe as ka komunikuar me ta, ndërsa nënvizoi se vetëm ka lexuar lajmet në portale ku Gert Bogdani, si funksionar i lartë i PD, ka udhëtuar me ta drejt Zimbave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesë nga debati:

– A e njihni Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?

– E  kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhëive me jashtë në PD.

– A keni bërë udhëtime me ta?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.

– A keni pasur komunikim me telefon?

– Nuk kam kryer asnjë udhëtim apo komunikim. Jam njohur nga mediat se drejtues të PD-së kanë udhëtuar me ta. Pra, nëse i njoh vetëm përmes medias me udhëtimin e tyre në Zimbabve. I njoh vetëm nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me drejtues të PD.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";