Balluku: Nuk i njoh Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, as në foto s’i kam parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balluku: Nuk i njoh Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, as në foto s’i kam parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku këtë të hënë ka dëshmuar para komisionit të Hetimit për Inceneratorët.

 

Balluku i është përgjigjur pyetjeve të anëtareve të komisionit në lidhje me gjobat që duhet të vendoseshin për kompanitë koncesionare ku ajo ka theksuar se nuk ka qenë e nevojshme një gjë e tillë.

 

Advertisement

Balluku: Mënyra se si abstragoni për dëmin ekonomik nuk ka asnjë lidhje. Për respektin që kam nuk mund të merrni mbi supe këtë lloj abstragimi.

 

Tabaku: Për çështjen e dherave.

 

Advertisement

Balluku: Nuk kemi amenduar kontratën e Tiranës. Është vendim kolegjial.

 

Tabaku: Bashkia e Durrësit nuk mund të ndryshojë një kontratë

 

Advertisement

Balluku: Dherat kanë të bëjmë me Këshillin Bashkiak i Tiranës. Ka marrë vendim Këshili Bashkiak.

 

Tabaku: Kur ky investim privat nuk realizohet do ketë gjoba. Pse nuk është respektuar kjo?

 

Advertisement

Balluku: Nuk ka gjoba kur ka rishikim të planit të punës e nuk ka qenë e nevojshme vendosja e gjobave.

 

Tabaku: Ka një kontratë për depozitimin e dherave.

 

Advertisement

Balluku: Ndoshta ia kërkoni kryetarit të bashkisë, unë boll kam punët e mia.

 

Tabaku: Pse nuk amenduar kontrata pavarësisht ndryshimeve?

 

Advertisement

Balluku: Referencat që ne na vijnë janë referenca që ne i shqyrtojmë e nuk ka një vendimarrje për këtë.
Njësive që shkojnë në Tiranë është edhe Kavaja, do vazhdojë edhe me njësitë e tjera që e kanë të pamundur dhe do vijojnë me procesimin për në Tiranë pasi kontrata e lejon marrëveshjen e procedurave me palë të treta dhe ndoshta nuk e dine se do të kerkohet kjo gjë pastaj.

 

Balluku ka mohuar që të ketë njohur Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të cilët janë shpallur në kërkim për Inceneratorët.

 

Advertisement

“Jo vetëm që nuk kam marrëdhënie dhe nuk i kam takuar së fundmi, por nuk i kam njohur ndonjëherë dhe nuk i kam parë as në foto”, tha Balluku, në përgjigje të deputetit demokrat Belind Këlliçit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy