Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur sot lidhur me “ultimatumin” e Komisionit të rithemelimit të PD, për lirimin e karriges së kryetarit.

 

Basha u shpreh se PD i ka marrë vendimet e saj dhe Kuvendi i 18 dhjetorit është përqafimi i të ardhmes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“S’ e kanë shqiptarët mendjen te karriget. Fatkeqësi e madhe dhe ndjesë shqiptarëve që filtrat  tona kanë dështuar e kanë prodhura njerëz të cilët në këtë kohë kur ju s’ keni para të mbushni tavolinen, e kanë mendjen te karriget. PD i ka marë vendimet, kuvendi i 18 dhjetorit është përqafim i të ardhmes. Nuk na plas për karriget e atyre që kanë qenë këtu për karrige”, tha Basha.