Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: Je vetëm deputet, nuk përfaqëson më asgje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: Je vetëm deputet, nuk përfaqëson më asgje

Vazhdon perplasja ne distance mes grupit te Lulzim Bashes dhe Sali Berishes per kreun e PD.

Pas mbledhjes se Keshillit Kombetar nga Basha, ka reaguar Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike, i cili vëren se në një kohë që ka nisur puna për rikthimin e Partisë tek vlerat demokratike, konservatore dhe idealet e dhjetorit 1990-tës, persona që perveç humbjes, nuk përfaqësojnë më asgjë në Partinë Demokatike vijojnë të përdorin simbolet godinen dhe disa anetare, me shpresen se do vazhdojne pazaret ne kurriz te demokrateve.

Komisioni shton se me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit vendosi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe që prej ditës së djeshme ai ka humbur çdo funksion tjetër përveç atij të deputetit.

“Falenderojme shumicën e anëtarëve te Këshillit Kombëtar që ju përgjigjën thirrjes së Komisionit të Rithemelimit për të bojkotuar tallavanë e deputetit Basha. Ashtu siç dhe e kemi theksuar mbledhja e sotme është nul, e paligjshme dhe çdo produkt i dalë prej saj është në kundërshtim me frymën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar si organi më lartë i Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor me vullnetit e lirë të delegatëve ka miratuar statutin e ri e të Partisë Demokratike i cili është dokumenti themeltar mbi të cilin do të bazohet ringritja e Partisë Demokratike”, ben te ditur Komisioni per Rithemelimin e PD.

Advertisement

Sipas Komisionit, që nga data 11 dhjetor, simbolet dhe logoja e Partisë Demokratike janë rikthyer tek origjinali mbi të cilin u hartua para 31 viteve.

“Nga dje, çdo dokument zyrtar i PD që mbart si logon e vjeter është i pavlefshëm. I kujtojmë antarëve të familjes sonë të përbashkët se, nisma për rithemelimin e Partisë Demokratike është lëvizja më pro amerikane, pro perëndimore dhe pro demokratike që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri pas dhjetorit 1990 pasi në themel të saj qëndrojnë vota e lirë dhe respekti për statutin e PD si kontrata jonë e përbashkët me cdo demokrat. Kurrë më në PD nuk do të shiten dhe blihen mandatet e deputetëve! Nga sot e tutje ata do vendosen me transparencë te plotë nga vota e anëtarësisë së saj përmes primareve. Nisma për rithemelimin e PD erdhi si domosdoshmëri pas veprimeve të dyshimta dhe korruptive me të cilat ish kryetari i dha oksigjen qeverisë Rama në tetë vite rresht.”

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, shton se po vijon punën për referendumin e datës 18 dhjetor i cili me votën e antarësisë do te çertifikojë përfundimisht ndarjen nga humbësi i stazhionuar dhe do ti hapë rrugën një proçesi të ndershëm sipas parimit një anëtar një votë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy