Në pamundësi për të përdorur E-Albania qytetarët korçarë po e marrin shërbimin pranë zyrave private.

 

Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga zona rurale të Korçës. Ata thonë se iu mungon informacioni i duhur për marrjen e dokumenteve online e për këtë arsye detyrohen të paguajnë subjekte private

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Fatmir Ceci, i cili ofron shërbime ekonomike dhe financiare në këtë qytet, pranon se ditë te fundit shumë qytetarë janë paraqitur pranë zyrës së tij, pasi e kishin të vështirë aplikimin në portal.

 

FATMIR CECI – KONTABILIST
E kemi pasur aktivitet secondar. Nje qytetari qe eshte paraqitur i kemi ardhur ne ndihme, normalisht kundrejt nje pagese, te vogel dmth. Nga ky moment nqs ndalohet ne do e ndalojme nuk e kemi problem të madh,sepse jemi zyre sherbimi konsilence financiare dhe sherbimesh informatike nuk e kemi primare ne kete.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndërkohë autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos paguajnë, por të paraqiten pranë sporteleve që janë hapur për të marrë shërbim.

 

ALVISA LARTI
DREJTORIA RAJONALE TATIMORE KORÇE
Arsyeja është se me mbylljen e shërbimeve ka filluar të keqperdoret nga disa individë apo zyra shërbimesh kundrejt pagesës. Për këtë kategori, do ketë sportele të hapura për ofrim shërbimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Tatimet paralajmërojë ndëshkime për të gjitha subjektet private që do të kapen duke ofruar shërbimet e E-Albania.