Bëni Like Struga.info në Facebook


Rama: Taksat e naftës nuk hiqen, e padrejtë që pensionistët të paguajnë për ata që përdorin makina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Taksat e naftës nuk hiqen, e padrejtë që pensionistët të paguajnë për ata që përdorin makina

Nga Manza një ditë më parë, kryeministri Rama u zhvendos sot në Kavajë, për të shpërndarë 206 apartamente te reja të ndërtuara për të pastrehët e tërmetit

Shefi i qeverisë siguroi se rindërtimi është një proces që do të vijojë për të futur në shtëpi sa më parë të jetë e mundur çdo person të prekur nga tragjedia e vitit 2019.

Por kriza e fundit sipas tij, ka ndryshuar shumë gjëra dhe e para është përballja me çmimet e rritura.

 

Advertisement

Na goditën krizat etje, por ne do punojmë për t’i bërë ballë…  

 

Është e padrejtë sipas Ramës që familjet në nevojë dhe pensionistët sidomos, të paguajnë për të ulur çmimin për ata që përdorin makinat.

 

Advertisement

Fatura e energjisë do subvencionohet nga shteti. Nafta pa akcizë.. ata që kanë mundësi të lëvizin me makina kanë mundësi të mbajnë pak më shumë. Jo shumë më shumë. Nëse do hiqnin taksën e naftës, nuk do bënim dot asgjë nga këto., kjo nuk do të ishte e drejtë., si mund t’i thonim pensionistëve që do paguani edhe ju se ata që kanë vetura do ta marrin çmimin më lart? Nuk është lajm i mirë për ata që paguajnë naftën më shtrenjtë, por kështu është.

 

Në fund kryeministri bëri thirrje për kursim të energjisë, pasi sipas tij, në kushtet e krizës duhet të shmanget çdo lloj shpërdorimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy