Basha në qarkun e Fierit: Po vjen era e ndryshimit, do ulim taksat, çmimin e naftës dhe të dritave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha në qarkun e Fierit: Po vjen era e ndryshimit, do ulim taksat, çmimin e naftës dhe të dritave

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka takuar qytetarët e Fierit dhe së bashku me ekipin  e PD u ka premtuar një politikë ndryshe nëse PD fiton zgjedhjet në 25 prill.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Advertisement

“Era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri dhe e shoh në sytë e mbarë shqiptarëve, e dëgjoj në zërin tuaj, e dëgjoj me brohoritjet e fierakëve dhe lushnjarëve, e prek tek entuziazmi i rinisë.”

 

Basha, raporton Vizion Plus, ka takuar sipërmarrës të këtij qyteti duke u shpjeguar se PD synon që të ulë taksat, çmimin e energjisë dhe të naftës për t’i dhënë frymëmarrje bizneseve.

 

Advertisement

“Në ekonomi biznesi i vogël, sipërmarrja e vogël është shtylla kurrizore, është 95% e biznesit shqiptarë. Dhe plani ynë do bëjë në radhë të parë stabilizimin e gjendjes që mos të detyroheni të mbyllni qepenat apo të zhyteni në barxhe të tilla që e kanë të pa mundur për ta marrë veten. Dhe së dyti pastaj për t’i vënë të gjithë ingranazhet në lëvizje dhe këtë do ta ndiejnë të gjithë, do ta ndiej biznesi i vogël, do ta ndiejnë të punësuarit, do ta ndiejnë  familjet, do ta ndiej prodhimi, fermeri, të gjithë.”

 

Ndërsa të rinjve Basha u ka premtuar sjelljen e investimeve të huaja në Shqipëri në mënyrë që të hapen vende të reja pune.

 

Advertisement

“Ti e di për shembull, nga fusha jote që “Shell-i” po bën kërkime, ti e di po kështu që potenciali nëntokësor i Shqipërisë është i pashfrytëzuar ose i keqshfrytëzuar. Me investitorë seriozë, me investitorë europianë, amerikanë ne mund të bëjmë që këto pasuri të kthehen realisht në dobi të njerëzve dhe të prodhojnë vende pune, të prodhojnë mirëqenie, të prodhojnë të ardhura për shtetin. E dyta që të vijën kanë nevojë për personel të kualifikuar se ju e dini ata mund të sjellin disa  administratorë projektesh por kanë nevojë për inxhinierë, kanë nevojë për forcë të kualifikuar punëtore prandaj plani jonë është i detajuar për të mundësuar që të bashkohen këto dy kërkesa.”

 

Basha u kërkoi qytetarëve të Fierit të mbështesin me votë PD për të bërë realitet ndryshimin.

 

Advertisement

“25 prilli do të jetë ditë çlirimi për të gjithë shqiptarët dhe për socialistët dhe ju jap fjalën. Unë do punoj për të gjithë, do punoj edhe për socialistët, do punoj për të gjithë shqiptarët, të gjithë jemi vëllezër dhe motra dhe me 25 fitojnë të gjithë shqiptarët!”

 

Pas takimeve në Fier, Basha zhvilloi takime me qytetarët e Ballshit të cilëve u shpjegoi vizionin e PD për ekonominë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy