Basha me Prodhuesit shqiptarë: Ulim karburantin, sigurimet shoqërore dhe taksat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha me Prodhuesit shqiptarë: Ulim karburantin, sigurimet shoqërore dhe taksat

Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e kësaj të shtune një takim me perfaqesues te Bashkimit te Prodhuesve Shqiptarë.

Kryedemokrati tha se në rrafshin e reformës fiskale,  selia blu i qëndron me vendosmëri angazhimit për taksën e sheshtë 9%.

Po ashtu ai përmendi edhe një sërë angazhimesh të tjera të rëndësishme të programit të PD në sektorin ekonomik.

 

Advertisement

Uljen e kontributeve shoqërore në 18%, pra, 9+9 duke zbatuar kështu parimin e taksës së sheshtë si një parim që do të nxisë rritjen ekonomike, do të nxisë punësimin, por po kështu do të nxisë transparencën dhe do të luftojë informalitetit dhe duke çuar në një skenar të tre palët fitojnë.Me fuqizimin e biznesit përfitojnë edhe të punësuarit, rritet dhe konsumi, përfiton dhe arka e shtetit. Dhe ky është fituesi i tretë i skemës, i angazhimit që ne ndërmarrim në fushën fiskale.Taksa e sheshtë 9%, kontributet shoqërore 18%, ulja e çmimit të karburantit, e patë besoj studimin e fundit, ju nuk jeni habitur, as ne nuk jemi habitur sepse ne kemi 3-4 vite që e kemi betejë të përditshme por shumë kush mund të jetë habitur kur e ka parë Shqipërinë në krye të tre vendeve të botës për çmimin e karburantit, krahë për krahë Singaporit dhe Suedisë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy