Përplasjet për taksën e sheshtë/ Tabaku-Ahmetajt: Fiton shtresa e mesme, punësojmë 110 mijë shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasjet për taksën e sheshtë/ Tabaku-Ahmetajt: Fiton shtresa e mesme, punësojmë 110 mijë shqiptarë

Jorida Tabaku I është përgjigjur Arben Ahmetajt pas akuzave dhe skepticizmit të Ministrit për Rindërtimin në lidhje me programin ekonomik të PD, prezantuar ditën e enjte.

Ahmetaj kritikoi vecanërisht planin e PD për vendosjen e taksës së sheshtë.

Mirëpo sipas Tabakut, Shqipëria fiton me taksën e sheshtë duke punësuar 110 mijë njerëz.

 

Advertisement

Shqipëria fiton me taksën e sheshtë sepse investimet e huaja direkte do të rriten, Shqipëria sot nuk ka më investime të huaja. Por ajo do të fitojë nga rritja e tyre përmes taksës së sheshtë 9%.Shqipëria fiton me taksën e sheshtë pasi shqiptarët do taksohen në mënyrë të ndershme dhe barabartë. Bizneset nuk do të mbitaksohen ndërsa një pakicë favorizohet. Jo! Shqipëria fiton kur të gjithë taksohemi në mënyrë të barabartë. Shqipëria fiton kur shtresa e mesme, që sot diskriminohet do të mund të sigurojë me shumë të ardhura përmes taksës së sheshtë.

 

Taksa e sheshtë, sipas Tabakut,  do të rrisë formalitetin, do të eleminojë favorizimet dhe do të nxisë ekonominë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy