Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete në banesën e tij.

Farudin Dyrmishi jetonte i vetëm në një pallat në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” dhe prej 3-ditësh nuk po ju përgjigjej në telefon familjarëve,të cilët kanë njoftuar policinë.

Kanë qenë efektivët e shërbimit zjarrëfikës ata që kanë hyrë me shkallë nga ballkoni i banesës dhe e kanë gjetur të shtrirë në krevat dhe pa shenja jete. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë,që po kryejnë procedurat e para hetimore.

Sipas policisë,dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune,ndërkohë që nga të afërmit konfirmohet se ai kishte probleme me tenionin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trupi i pajetë i 60-vjeçari u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do kryhet autopsia mjeko-ligjore,që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së tij./vizionplus.tv/