E rëndë në Dimal, gjendet i pajetë në banesën e tij 60-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Dimal, gjendet i pajetë në banesën e tij 60-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Dimal, ku një 60 vjeçar është gjendur pa shenja jete në banesën e tij. Policia bën me dije se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, teksa sipas të dhënave të para dyshohet për vetëvarje.

 

Trupi i pajetë i 60-vjeçarit është gjetur nga familjarët e tij, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

 

Në fshatin Poshnje, Dimal është gjetur në banesë nga familjarët pa shenja jete dyshohet i vetëvarur  shtetasi M.Ç., 60 vjeç.

Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy