Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra nënkomisarin M.Q.

Ai është aktualisht me detyrë OPGJ në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Gjirokastër.

AMP pas një hetimi disa mujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të Policisë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i Policisë në kohën kur ishte me detyrë në DVP Vlorë, nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori për raste aksidentesh me pasoja të rënda, duke konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vijojnë hetimet për raste të tjera të veprimeve të paligjshme të kryera nga ky punonjës policie./vizionplus.tv