Lejuan kultivimin e lëndëve narkotike/ Arrestohet ish-polici i Lezhës, në kërkim kolegu i tij. Në pranga edhe një 28-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lejuan kultivimin e lëndëve narkotike/ Arrestohet ish-polici i Lezhës, në kërkim kolegu i tij. Në pranga edhe një 28-vjeçar

Një punonjës i policisë së Lezhës është arrestura dhe një tjetër është shpallur në kërmim. Përmes një njoftimi për mediat, policia bëri me dije se dy ish efektivët  dyshohet se kanë lejuar kultivimin e lëndëve narkotike.

 

Në pranga sipas policisë ka rënë S.XH., 27 vjeç, ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, si dhe K.L., 28 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

 

Advertisement

Po ashtu është shpallur në kërkim K.N., 28 vjeç ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” si dhe E.Ç., 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

 

Pas një hetimi 2 vjeçar, me metoda speciale hetimi, Agjencia e  Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në funksion të procedimit për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 4 persona:

 

Advertisement

– S.XH., 27 vjeç, ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

 

– K.N., 28 vjeç ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

 

Advertisement

– K.L., 28 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”;

 

– E.Ç., 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

 

Advertisement

Nga operacioni i zhvilluar për ekzekutimin e masave të sigurisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i ish-punonjësit të policisë S.XH. dhe shtetasit K.L.

 

Ndërsa u shpallën në kërkim ish-punonjësi i policisë K.N. dhe shtetasi E.Ç.

 

Advertisement

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy