Kishte përshtatur apartamentin për kultivimin e bimëve narkotike/ Shpallet në kërkim qiraxhiu në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishte përshtatur apartamentin për kultivimin e bimëve narkotike/ Shpallet në kërkim qiraxhiu në Durrës

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Rent”.

 

Gjatë operacionit, në katin e dytë të një pallati është zbuluar një apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

 

Advertisement

Në lagjen nr. 13, Durrës, nga kontrolli në banesën e marrë me qira nga shtetasi I. A., e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

 

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve polciore, shtetasi që kishte marrë me qira këtë apartament nuk është gjetur në banesë. Shtetasi I. A. është shpallur menjëherë në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

 

Advertisement

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy