Shiti 2 ton duhan importi, nuk e kishte deklaruar në tatime/ Shpallet në kërkim biznesmenin nga Lazarati

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shiti 2 ton duhan importi, nuk e kishte deklaruar në tatime/ Shpallet në kërkim biznesmenin nga Lazarati

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një 50 vjeçar nga Lazarati. Bëhet me dije se ky shtetas drejton një biznesmen në qytetin jugor dhe ka hedhur në treg 2 ton duhan të grirë, por pa e deklaruar në organet përkatëse.

Sipas Policisë, është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet SH.B pasi, “gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale, me vendndodhje në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”, është konstatuar se mungonin 2 000 kg duhan i grirë, i importuar, i cili është hedhur në treg pa u deklaruar në organet përkatëse, duke fshehur të ardhurat.”

Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Sh. B., 50 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, administrator i një subjekti në Gjirokastër.
Ky shtetas u shpall në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale, me vendndodhje në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”, është konstatuar se mungonin 2 000 kg duhan i grirë, i importuar, i cili është hedhur në treg pa u deklaruar në organet përkatëse, duke fshehur të ardhurat.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy