Kërkesës së Safet Gjicit për të lënë qelinë e paraburgimit, Apeli i Posaçëm i tha jo.

 

Në këto kushte Gjici do vijojë të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. SPAK e akuzon ish kryetarin e Bashkisë së Kukësit për korrupsion pas videoskandalit të publikuar në rrjetet sociale ku, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e tij me Alma Kaçin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe ndaj kësaj të fundit, apeli i përfaqësuar nga gjyqtarja Saida Dollani la në fuqi masën e arrestit në shtëpi.

 

Alma Kaçi u paraqit në gjykatë, me syze dielli dhe kapele dhe kërkoi që masa ndaj saj të zbutet në detyrim paraqitje sepse është e vetmja në familjen e saj që siguron të ardhurat. I pranishwm për tu njohur me vendimin e gjyaktës ishte edhe ish krey i bashkisë, Safet Gjici, i cili apeloi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Akuza e korrupsionit pasiv rëndon pozitën e Safet Gjicit, i cili rrezikon dënimin nga 4 deri në 12 vjet heqje lirie. kjo cështje ka komplikuar situatën edhe për bashkinë e Kukësit.

 

Gjici u shkarkua nga qeveria pas publikimit të video-skandalit seksual. Presidneti ende nuk ka dekretuar datën e zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri, por burime jo zyrtare thnë se ato mund të zhvillohen në fundin e shtatorit ose fillimin e tetorit

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";