minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Gjykata lë në burg Safet Gjicin për korrupsion pasiv; “arrest shtëpie” për gruan e videoskandalit - Struga.info


Gjykata lë në burg Safet Gjicin për korrupsion pasiv; “arrest shtëpie” për gruan e videoskandalit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata lë në burg Safet Gjicin për korrupsion pasiv; “arrest shtëpie” për gruan e videoskandalit

Ish-kreu i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

 

Ndaj tij prokuroria e posaçme, përfaqësuar nga Manjola Kajana, ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv.

 

Advertisement

Përmes avokatit, Gjici i kërkoi gjykatës një masë më të butë sigurie, për shkak të problemeve shëndetësore që ai ka.

 

Duke mbuluar fytyrën, në Gjykatën e Posaçme u paraqit edhe 40-vjeçarja Alma Kaçi, ndaj së cilës gjykata la në fuqi “arrestin në shtëpi” për akuzën e korrupsionit aktiv, vepër penale e cila parashikon një dënim nga 1 deri në 5 vjet burgim.

 

Advertisement

Ndërsa akuza e korrupsionit pasiv për Gjicin u ngrit pas daljes së videos së dytë, ku kreu i bashkisë i premtoi vajzës me të cilën kreu marrëdhënie në zyrë se do ta favorizonte në përfitimin e një tenderi për sterilizimin e qenve të rrugës, një vepër kjo që mund të dënohet nga 4 deri në 12 vjet heqje lirie.

 

Videoskandali me përmbajtje erotike, që bëri xhiron e rrjetit, çoi në shkarkimin e drejtuesit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i zgjedhur për një mandat të dytë në vendoret e 14 majit.

 

Advertisement

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Safet Gjici shigjetoi kundërshtarët politikë për përgjimin.

 

Nga reagimi i tij në rrjetin social Facebook, SPAK po heton edhe çështjen e një shantazhi të mundshëm ndaj ish-kryetarit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy