U la në “arrest shtëpie” për korrupsion, ish-zv.ministrja kërkon lirinë: S’përbëj asnjë rrezik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U la në “arrest shtëpie” për korrupsion, ish-zv.ministrja kërkon lirinë: S’përbëj asnjë rrezik

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka ankimuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

 

Ajo ka kërkuar që t’i hiqet kjo masë, me argumentin se nuk përbën asnjë rrezik për të prishur provat apo për t’iu shmangur drejtësisë.

 

Advertisement

Voda akuzohet se ka përfituar shpërblime monetare për të punësuar shtetasen Florida Beun si punonjëse në shërbimin civil.

 

Nga hetimet ka rezultuar, se ish-zv.ministrja ka zhvilluar një takim me Florida Beun dhe ndërmejtësen Majlinda Hasani në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku i ka dalë garant për ta futur në punë si specialiste kundrejt shumës 1000 euro.

 

Advertisement

Krahas parave, Florida Beu dyshohet se i ka bërë dhuratë Vodos dhe një arkë me peshk dhe një celular.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy