Gjykata e Posaçme cakton masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar dy ditë më parë nga SPAK për kultivim të bimëve narkotike. Për 7 prej tyre u lanë në fuqi masa e arrest ne burg.
Ndërsa për 73 vjeçarin Skënder Velja u caktua arrest në shtëpi për shkak të moshës. Për këtë dosje u lëshuan 13 urdhër arreste, ku 5 prej tyre vijojnë të jenë në kërkim.
Advertisement
Hetimet kanë nisur në vitin 2020 ku rezultoi se kanabisi kultivohej në tokë shtetërore, zonë e pyllëzuar në 5 fshatra të Krujës. Në një prej rasteve policia sekuestroi 145 kg kanabis, e paketuar gati për shitje.
13 personat e akuzuar janë pjesë e dy grupeve dhe nga përgjimet ka rezultuar se ata komunikimet i kryenin me aplikacione dhe radio komunikuese të ngjashme me ato të policisë.
Advertisement