Kanabisi me llampa që vinte nga Kanadaja, është i fortë si drogë dhe sipas burimeve shitej më shtrenjtë se dozat e kanabisit.

 

Mësohet se një prej personave të arrestuar disa javë më parë në Tiranë, Genis Mustafa, është pjesë e këtyre grupeve të goditura sot në kryeqytet.
Për Mustafën, pak javë më parë Gjykata e Tiranës caktoi 45 ditë burg, pasi ai pretendonte se nuk e dinte çfarë kishte pako në makinë dhe se atë ia kishte dhënë një tjetër person.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mustafa u arrestua bashkë me dy personat e tjerë nga Shijaku Andrea Dema dhe Robert Domi, për të cilët u caktua burg 30 ditë. Tre të rinjtë, më 2 shtator u shfaqën të qeshur në gjykatë para se t’u jepej masa e sigurisë.