Kuvendi ka nisur sot shqyrtimin e kërkesës së deputetëve demokratë për shkarkimin e kryetares së kuvendit, Lindita Nikolla.

 

Këshilli i legjislacionit ka dëgjuar argumentet e opozitës, e cila pretendon se kryeparlamentarja ka shkelur rregulloren, pasi në seancën e dy javëve më parë u mohoi deputetëve të drejtën e fjalës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

LUCIANO BOÇI

NENKRYETAR, PD

“Është një lloj manekini që i përgjigjet komandave të caktuara. Ajo që nuk duhet të vazhdojë është kjo pjesa e maskaradës politike, e gjyqeve politike me dyer të mbyllura për të pushkatuar politikisht deputetët e opozitës.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Por lëvizja e deputetëve të opozitës kryesisht shërben për të treguar qëndrimin politik të PD kundër kryetares së kuvendit, Lindita Nikolla, pasi për të shkarkuar kryeparlamentaren duhen 71 vota, të cilat opozita nuk i ka.

 

E ndërsa opozita ka zgjedhur si formë reagimi, ndaj dy seancave kaotike, kërkesën për shkarkimin e kryeparlamentares, mazhoranca ka zgjedhur rrugën e përjashtimit të deputetëve që bllokojnë foltoren.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekretariati për etikën ka miratuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e  8 deputetëve, që bllokuan foltoren për 10 ditë edhe pse vetë deputetët argumentuan se vendimi është i padrejte.

 

Sipas opozitës rregullorja parashikon që vendimi për përjashtimin duhej marrë brenda 48 orëve nga zhvillimi i seancës, por po merret sot për të siguruar që në mbledhjen e ardhshme të parlamentit këta deputetë të mungojnë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Matematikë e Edi Ramës nga zyra e tij që opozitës t’i mungojnë 8 zëra në parlament dhe që opozitës t’i fiket zëri.”

 

Në dy seancat e fundit opozita ka bllokuar foltoren, duke mos lejuar zhvillimin normal të parlamentit, dhe si kundërpërgjigje mazhoranca ka përjashtuar në total 13 deputetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";