VIDEO- Tensione në Kuvend/ Demokratët bllokojnë foltoren, 5 deputetët që u përjashtuan nga grupi i PD me firmën e Alibeajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO- Tensione në Kuvend/ Demokratët bllokojnë foltoren, 5 deputetët që u përjashtuan nga grupi i PD me firmën e Alibeajt

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale tentativa e Flamur Nokës dhe e disa deputetëve të tjerë të opozitës për të folur në seancën plenare.

 

Shkak është bërë një shkresë e Enkelejd Alibeajt si kryetar i grupit parlamentar të PD, ku ai firmos largimin nga grupi të 5 deputetëve, Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe Luan Baçi.

 

Advertisement

Tre prej këtyre deputetëve bllokuan foltoren dhe kërkuan të flasin, por kryeparlamentarja deklaroi se ata nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD.

 

Në distancë, ka pasur përplasje verbale dhe fyerje mes Luan Baçit dhe Enkelejd Alibeajt, teksa ky i fundit mes të tjerash dëgjohet që i thotë “legen”.

 

Advertisement

Noka duke bllokuar foltoren dhe duke akuzuar Lindita Nikollën, nuk kurseu akuzat ndaj Alibeajt, të cilin e konsideroi një vegël të Edi Ramës.

 

Pasi e paralajmëroi tre herë, kryeparlamentarja vendosi ta përjashtojë sekretarin e PD nga Kuvendi dhe ndërpreu përkohësisht seancën.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy