FOTOT/ Tensione në Kuvend: Ruçi s’i jep fjalën Murrizit, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetet e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Incidenti ndodhi pasi deputeti demokrat Myslym Murrizi kërkoi që të merrte fjalën që të replikonte me kryeministrin Edi Rama, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk e lejoi pasi kishte radhën për të folur një tjetër deputet.

Ruçi i tërhoqi vëmendjen disa herë Murrizit duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë nga seanca nëse nuk ulej.

Kjo solli tensione në sallë dhe menjëherë Ruçi ndërpreu seancën me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. (TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy