Ashtu si seancat e fundit parlamentare, edhe kjo e sotmja zgjati vetëm 12 minuta.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kaloi mes zhurmës dhe kaosit të krijuar nga opozita të gjitha projekligjet të cilat ishin në agjendën e sotme.

Ajo mbylli seancën dhe bëri me dije se seanca e radhës do të lajmërohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pranishëm në seancën e sotme ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

Nga radhët e demokratëve munguan deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, të cilët janë përjashtuar me 10 ditë pas kaosit të krijuar në Komisionin e Medies.

Po ashtu 5 ditë jashtë Kuvendit do të mbeten edhe deputetët Bledion Nallbani dhe Asllan Dogjani./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";